Bayerni pas Dembeles

Bayern Munich janë vendosur pas anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sport

15/05/2022 14:40

Dembele ka kontratë me Barçën deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi ende nuk është arritur.

Sipas ‘Sky Sports’, Bayerni kanë shfaqur interesim për transferimin e francezit, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Bundesligës e kanë shtuar 24-vjeçarin në listën e tyre të dëshirave, ndërsa përgatiten për largimin e Robert Lewandowski.

Dembele mund t`i bashkohet ekipit gjerman si një transferim i lirë./Lajmi.net/