Bayerni heq dorë nga Declan Rice, Arsenali në “pole position”

Skuadra e Bayern Munich ka hequr dorë momentalisht për mesfushorin e Kombëtares së Anglisë, Declan Rice. Gazetari i Bild.de, Christian Falk raporton se bordi i kampionit të Bundesligas momentalisht ka hequr dorë për t’i siguruar shërbimet e lojtarit të West Ham, shkruan Lajmi.net Bayerni ishte kandidati potencial për ta transferuar mesfushorin anglez gjatë afatit të…

Sport

13/06/2023 17:45

Skuadra e Bayern Munich ka hequr dorë momentalisht për mesfushorin e Kombëtares së Anglisë, Declan Rice.

Gazetari i Bild.de, Christian Falk raporton se bordi i kampionit të Bundesligas momentalisht ka hequr dorë për t’i siguruar shërbimet e lojtarit të West Ham, shkruan Lajmi.net

Bayerni ishte kandidati potencial për ta transferuar mesfushorin anglez gjatë afatit të verës, por duket se çmimi i lartë i Declan Rice e ka bërë klubin gjerman të largohet përkohësisht nga gara.

24-vjeçari në tavolinë ka shumë oferta nga klube të ndryshme, përfshi këtu edhe Arsenalin që momentalisht është në “plotë position” për transferimin e tij.

Gjatë këtij sezoni në Premier League, Rice zhvilloi 37 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri dy asiste. Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 80 milionë euro./Lajmi.net/