Bayern Munich po mendon për transferimin permanent të Perisic

Ivan Perisic mund të mbetet në Bundesliga.

Sport

09/03/2020 17:18

Skuadra e Bayern Munich është duke menduar për transferimin permanent të yllit kroat, Ivan Perisic.

Perisic ka luajtur këtë sezon si i huazuar në ‘Allianz Arena’ dhe duket se puna e tij ka bindur drejtuesit e klubit më të madh gjerman.

‘Kicker’ shkruan se Bayern kanë ndryshuar mendim për kroatin dhe janë duke konsideruar të nisin ofertën për transferimin permanent të lojtarit, transmeton lajmi.net.

Perisic do t’i kushtonte Bayernit rreth 20-25 milionë euro, si shtesë e pesë milionëve që u paguan për huazimin këtë sezon. /Lajmi.net/