Bayern Munich po i transferon dy lojtarë për 150 milionë euro

13:29 | 6 Dhjetor 2018

Bayern Munich po planifikon që të bëjë dy transferime gjigante.

Bayern Munich e di se skuadra e tyre po plaket, anda duan t’i transferojnë dy lojtarë të rinj.

Skuadra gjermane dëshiron ta transferojë Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, përcjell “lajmi.net”.

Bayern Munich është i gatshëm që të paguajë 150 milionë euro për transferimin e dyshes së Ajaxit.

Por, skuadra holandeze po kërkon 170 milionë euro nga shitja e dy lojtarëve, ndërsa bisedimet mund të bëjnë që ajo shumë të ulet.

Në garë për transferimin e De Ligt dhe De Jong, janë edhe klubet si, Barcelona, PSG dhe Real Madrid. /Lajmi.net/