Batshuay ia sjellë fitoren Chelseas në udhëtimin e vështirë te Ajax

Chelsea ka shënuar fitore tejet të rëndësishme duke e mposhtur Ajaxin në udhëtim me rezultat 0-1, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit H të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/10/2019 20:55

Për skuadrën e Frank Lampard kjo ishte fitorja e dytë këtë sezon, që barazohet me pikë me Ajax, 6 gjithsejtë.

Heroi i Chelsea në këtë përballje ishte Michy Batushay.

Ylli belg shënoi në minutën e 86′ të ndeshjes, pas një asistimi të pranuar nga Christian Pulisic.

Xhiroja e ardhshme i vë përballë përsëri këto dy skuadra, por tani me Chelsean në cilësinë e nikoqirit.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, RB Leipzig ka mposhtur 2:1 Zenitin./Lajmi.net/