Bastiset shtëpia e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok, sekuestrohen prova
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vazhduar hetimet lidhur me arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, të kryer më 28 korrik 2026. Sipas njoftimit të Policisë, me urdhër të Gjykatës Themelore, të premten është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarit me…
Lajme
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vazhduar hetimet lidhur me arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, të kryer më 28 korrik 2026.
Sipas njoftimit të Policisë, me urdhër të Gjykatës Themelore, të premten është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarit me inicialet M.J. në Zubin Potok, raporton lajmi.net
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, të cilat, sipas Policisë, dëshmojnë se i dyshuari ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive e ish-Armatës Jugosllave gjatë periudhës së luftës.
Rasti lidhet me veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, të sanksionuar me nenin 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), ndërsa hetimet kanë të bëjnë me ngjarje të ndodhura në Mitrovicë gjatë vitit 1999.
Policia bëri të ditur se hetimet po vazhdojnë nga njësitë përkatëse në bashkëpunim me organet e drejtësisë, duke theksuar se mbetet e përkushtuar në trajtimin e të gjitha rasteve penale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës./Lajmi.net/