Basketbollisti i Barcelonës do të luajë për Kosovën (FOTO)

Basketbollisti i Barcelonës, Justin Doellman do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

18/06/2016 09:46

Justin Doellman, qendër e Barcelonës pritet të jetë basketbollisti i parë i natyralizuar i Përfaqësueses së Kosovës, për të luajtur në eliminatoret e “Eurobasket 2017”.

Basketbollisti amerikan, 208 centimetra i gjatë do të shërbejë ndihmë të madhe në skuadër për ballafaqimet e ardhshme, shkruan gazeta “Zëri”.

Por, ai mund të mos jetë i vetmi i huaj që do të natyralizohet për t’ju bashkuar Kosovës.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.