Barzagli ka një mesazh për Bonuccin dhe Pogban
Andrea Barzagli ka komentuar spekulimet e rikthimit të Leonardo Bonuccit në Juventus.
Sport
Andrea Barzagli mirëpret mundësinë e rikthimit të Leonardo Bonuccit në Juventus.
Mbrojtësi i “Bianconerëve” ka thënë se klubit i takon të marrë vendimin e fundit në lidhje me rikthimin e Bonuccit nga Milan”.
“Kam raport të mirë me Bonuccin, por vendos klubi”, deklaroi Barzagli për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
Barzagli po ashtu ka komentuar spekulimet në lidhje me rikthimin e mundshëm të Paul Pogba nga Manchester United.
“Pogba? Pas ardhjes së Ronaldos gjithçka është e mundur”, u shpreh ai. /Lajmi.net/