Bartomeu: Transferimi i Braithwaite padrejtësi për Leganes

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka komentuar lidhur me transferimin më të ri të skuadrës, Braithwaite.

Sport

20/02/2020 22:20

Barca ka siguruar shërbimet e yllit të Leganes, Braithwaite, pasi La Liga i dha leje për një transferim bonus, si pasojë e asaj që skuadra përballej me shumë lëndime.

Këtë lëvizje Bartomeu e cilëson si të padrejtë për skuadrën e Leganes, pasi ata nuk mund të mbulojnë hapësirat e këtij lojtari deri në merkaton e verës.

“Ne kemi paguar klauzolën duke ndjekur rregullat, edhe pse besojmë se kjo është e padrejtë për Leganes, pasi ata nuk mund të nënshkruajnë me ndonjë zëvendësues” ka thënë Bartomeu, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Barcelona pagoi 18 milionë euro për të siguruar kartonin e yllit danez. /Lajmi.net/