Barduani takon Sorensenin, Oravin e Barbanon në selinë e KFOR-it
Kreu i KFOR-it gjeneral major Enrico Barduani, priti sot në takim emisarin special të BE-së për dialogun Peter Sorensen, përfaqësuesin special të BE-së për Kosovën, Aivo Orav dhe shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano. Gjenerali Barduani nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitetin…

Lajme
Kreu i KFOR-it gjeneral major Enrico Barduani, priti sot në takim emisarin special të BE-së për dialogun Peter Sorensen, përfaqësuesin special të BE-së për Kosovën, Aivo Orav dhe shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano.
Gjenerali Barduani nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitetin rajonal, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Vizita dëshmon angazhimin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për paqe të qëndrueshme, dialog rajonal dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.