Barcelonës mund t’i largohet një yll në verë, Chelsea tashmë ka zhvilluar takimin e parë
Barcelona së shpejti mund ta gjejë veten në telashe, të paktën kur bëhet fjalë për yllin e tyre të ri Gavi. Siç raporton gazeta spanjolle AS, Chelsea tashmë ka nisur “gjuetinë” për talentin e madh, transmeton lajmi.net. Gavi është shumë i zemëruar me Barcelonën për mënyrën sesi klubi e trajtoi kontratën e tij dhe mendon…
Sport
Barcelona së shpejti mund ta gjejë veten në telashe, të paktën kur bëhet fjalë për yllin e tyre të ri Gavi.
Siç raporton gazeta spanjolle AS, Chelsea tashmë ka nisur “gjuetinë” për talentin e madh, transmeton lajmi.net.
Gavi është shumë i zemëruar me Barcelonën për mënyrën sesi klubi e trajtoi kontratën e tij dhe mendon se gjithë historisë nuk i është dhënë rëndësia që meriton.
Nga ana tjetër, anglezët duan të përfitojnë nga situata në klub dhe të sjellin Gavin falas në verë.
Tre javë më parë, raportohet se një nga përfaqësuesit e Chelseat u takuan me agjentin e mesfushorit në Madrid, legjendarin Iván De la Peña për të bërë kontaktin e parë dhe takimi u zhvillua në Madrid.
Interesant është fakti se pak ditë pas takimit mes De la Peña dhe një përfaqësuesi të Chelseat për të diskutuar për nënshkrimin e Gavit, ka ndodhur kontakti i parë mes Luis Enriques dhe londinezëve.
Gjegjësisht, postin e trajnerit aktualisht e mban Frank Lampard, por duket se kështu do të jetë vetëm deri në verë, kur klubi synon të gjejë një zgjidhje afatgjatë.
Nëse së shpejti do të ketë një marrëveshje mes Luis Enrique dhe Chelsea, mund të jetë vetëm një plus tjetër i shtuar kur bëhet fjalë për ardhjen e Gavit./Lajmi.net/