Barcelona vendos rekord të zi në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich dje dominoi në të gjitha aspektet kundër Barcelonës në "Camp Nou".

Sport

15/09/2021 08:22

“Bavarezët” triumfuan ndaj katalunasve me rezultat bindës 0 – 3, duke dominuar në çdo aspekt në fushë, transmeton lajmi.net.

Por, kjo nuk është e vetmja gjë e keqe për Barcelonën, ngase kanë vendosur edhe një rekord të zi në Ligën e Kampionëve.

Për herë të parë në histori të klubit, Barcelona nuk ka arritur të bëjë asnjë gjuajtje në kornizën e portës.

Pas ndeshjes, Koeman dhe Pique pranuan se nuk janë në formë të mirë, por besojnë që pas dy apo tre viteve kjo skuadër me talentë të ri do përforcohet./Lajmi.net/