Barcelona, PSG dhe Juventus në garë për Mahrez
Tre gjigantët evropianë Barcelona, Paris Saint Germain dhe Juventus janë në garë për transferimin e anësorit të Man City, Riyad Mahrez.

Sport
Mahrez ka kontratë me ekipin e tij deri në vitin tjetër, por mund të largohet në fund të këtij sezonit.
Siç raporton ‘Fichajes’, City mendon të shesë algjerianin për të ndihmuar në financimin e transferimit të Erling Haaland drejt ‘Etihad’, përcjell lajmi.net.
Barcelona, PSG dhe Juventus janë në garë për të transferuar në radhët e tyre Mahrezin.
Ai po kalon një periudhë fenomenale te ‘Citizens’, me 42 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar tetë asistime.
Mbetet të shihet në fund të sezonit se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit nga Algjeria./Lajmi.net/