Barcelona mund të tentojë nënshkrimin e Suarez nëse dështon “pista” Lewandowski

Barcelona mund të tentojë që ta rikthejë sulmuesin Luis Suarez, në rast se dështon që të nënshkruajë me Robert Lewandowskin në këtë verë.

Sport

23/06/2022 15:24

Ndonëse polaku është i gatshëm që të largohet nga “Allianz Arena” dhe nuk e ka refuzuar asnjëherë një kalim te “blaugranat”, bavarezët ende nuk janë duke hequr dorë nga lojtari, transmeton lajmi.net.

Në rast nënshkrimi, katalunasit do ta siguronin uruguajanin me parametra zero, pasi sulmuesi është pa kontratë aktualisht.

Për Suarez është i interesuar edhe River Plate, andaj mbetet në dëshirën e lojtarit se ku dëshiron të luajë në të ardhmen. /Lajmi.net/