Barcelona merr një lajm të keq para ndeshjes me Real Madridin

Gerard Pique është në dyshime të mëdha për ndeshjen e së dielës, ku Barcelona zhvillon ‘El Clasicon’ kundër Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

26/02/2020 10:29

Mbrojtësi spanjoll ka kryer një zëvendësim të detyrueshëm në fund të ndeshjes Napoli – Barcelona, e cila përfundoi baras 1:1.

Barcelona tashmë është duke u përballur me shumë lëndime këtë sezon, dhe në derbin kundër Real Madridit nuk do të mund të llogarisë as në Jordi Alban.

Lëndime të konfirmuara janë edhe Ousmane Dembele dhe Luis Suarez.

Në ‘El Clasico’, në qendër të mbrojtjes për Barcelonën do të paraqiten Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet./Lajmi.net/