Barcelona me përforcim të ‘çmendur’ nga Bayern Munich (FOTO)
Barcelona kërkon një përforcim të madh nga Bayern Munich.
Sport
Barcelona është e gatshme të tentojë rikthimin e mesfushorit Thiago Alcantara nga Bayern Munich.
Reprezentuesi spanjoll u largua nga Camp Nou duke nënshkruar me gjigantin bavarez më 2013.
Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona mirëpret mundësinë e rikthimit të tij në klub, përcjell “lajmi.net”.
Alcantara është duke bërë paraqitje të mira në Allianz Arena por mund të joshet nga rikthimi në Barcelonë. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6