Barcelona – Martinez, arrihet marrëveshja

Barcelona ka arritur marrëveshje parimore me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sport

25/03/2020 10:37

Tuttosport raporton se katalanët kanë bërë një marrëveshje me argjentinasin e Interit, përcjell lajmi.net.

Martinez duket i prirë të bëj një lëvizje në ‘Camp Nou’, dhe tani Barcelonës i duhet vetëm të negociojë me Interin për shërbimet e tij.

Klauzola e lirimit të Martinez është 111 milionë euro, e cila aktivizohet gjatë muajit korrik.

Për Martinez ka pasur interesim edhe Premierliga, saktësisht skuadra e Chelsea./Lajmi.net/