Barcelona – Mahrez, lajmi i fundit nga Anglia (FOTO)
Riyad Mahrez nuk është më objektiv i Barcelonës.
Sport
Barcelona ka refuzuar mundësinë e transferimit të Riyad Mahrez nga Leicester City.
Mediat angleze raportojnë se klubi katalan e injoroi mundësinë e blerjes së yllit algjerian edhe pas shitjes së Neymar në Paris Saint-Germain.
Kjo për shkak se kryesori në listën e përforcimeve të ardhshme në Camp Nou është ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, përcjell “lajmi.net”.
Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund është po ashtu një objektiv. Por, Barcelona është tërhequr nga interesimi për blerjen e Mahrez. /Lajmi.net/