Barcelona, klubi më i madh në botë

Jeremy Mathieu thotë se iu bashkua klubit më të madh në botë. Qendërmbrojtësi francez mezi pret ta nis eksperiencën në ekipin e ri.

Sport

23/07/2014 18:39

Jeremy Mathieu ndihet i lumtur që iu bashkua Barcelonës. Futbollisti francez e la Valencian, për t’u transferuar në Camp Nou për 20 milionë euro.

Përfaqësuesi francez thotë se u transferua në klubin më të madh në botë.

“Barça është klubi më i mirë në botë dhe të vija këtu, është një mundësi e shkëlqyeshme për mua. Jam mjaft krenar që jam bërë pjesë e Barcelonës”, deklaroi Jeremy për uebfaqen zyrtaret ë klubit.

“Klubi e di se si luaj dhe thjeshtë kam ardhur për ta shtuar kualitetin”, vazhdoi ai.

Sonte, ai do të bëjë fotografi tradicionale përpara logos gjigante të klubit, ndërsa nesër do ta ketë një ditë të ngjeshur: do t’i kalojë vizitat mjekësore, do ta nënshkruajë kontratën, do të shkel në fushën e Camp Nou dhe do të prezantohet në një konferencë për shtyp.