Barcelona interesohet për yllin e Wolves, 50 milionë euro është çmimi i tij

Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një mesfushori të ri dhe gjatë afatit të verës pritet të bëjë disa ndryshime në formacion. Sipas talkSPORT skuadra katalunase është duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares së Portugalisë, Ruven Neves, shkruan Lajmi.net Neves shihete dhe si zëvendësuesi ideal i Sergio Busquets, i cili në…

Sport

13/05/2023 11:41

Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një mesfushori të ri dhe gjatë afatit të verës pritet të bëjë disa ndryshime në formacion.

Sipas talkSPORT skuadra katalunase është duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares së Portugalisë, Ruven Neves, shkruan Lajmi.net

Neves shihete dhe si zëvendësuesi ideal i Sergio Busquets, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet zyrtarisht nga “Camp Nou”.

Ashtu siç raportohet, klubi nga Premier League kërkon plotë 50 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Në fakt, Barcelona s’do ta ketë fare të lehtë marrjen e Nevesit, për shkak se shumë klube tashmë kanë dërguar ofertat në drejtim të tij./Lajmi.net/