Barcelona ia mësyn Icardit

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi. Përpos Suarezit, Agueros e Higuainit, gjiganti katalunas e pëlqen edhe sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Sport

28/06/2014 16:30

Barcelona është vënë në kërkim të një sulmuesi, i cili do ta përbënte treshen ‘vrasëse’ me Lionel Messin e Neymarin sezonin e ardhshëm.

Ditëve të fundit flitej për një interesim të gjigantit katalunas për Luis Suarezin, Sergio Agueron e Gonzalo Higuainin, por mediat spanjolle e kanë zbuluar objektivin më të ri të Barçës.

E përditshmja “Sport” shkruan se Blaugrana janë të interesuar për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, të cilin e kërkon edhe Atletico Madridi.

Pas suspendimit afatgjatë të Suarezit, duket se trajneri i ri i Barçës, Luis Enrique është përqendruar totalisht tek ish futbollisti i Sampdorias, për të cilin gjiganti spanjoll i ofron 25 milionë euro.