Barcelona humb durimin, nuk takohet më me Dembele

Ousmane Dembele ka arritur limitin e tij.

Sport

06/06/2022 20:07

Skuadra e Barcelonës ka humbur nervat në tentimet për të bindur Ousmane Dembele që të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se Barca nuk do të bëjnë më propozime të reja për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Dembele ose mund të pranojë ofertën aktuale në tavolinë, ose mund të largohet.

Klubi po ashtu nuk sheh arsye për ndonjë takim tjetër me përfaqësuesit e lojtarit.

Dembele aktualisht lidhet me një kalim te Chelsea dhe thuhet se Thomas Tuchel ka biseduar me lojtarin. /Lajmi.net/