Barcelona fiton ndaj Espanyol dhe shpallen kampion të La Ligës
Barcelona tashmë matematikisht është shpallur kampion i La Ligës për sezonin 2022-23. Fitorja e tyre e thellë 4:2 ndaj Espanyol ia siguroi titullin e tyre të 27, transmeton lajmi.net. Serinë e golave e hapi Robert Lewandowski. Polaku shënoi në minutën e 11′ të ndeshjes. Për dyfishimin e rezultatit u përkujdes Alejandro Bale, i cili realizoi…
Sport
Barcelona tashmë matematikisht është shpallur kampion i La Ligës për sezonin 2022-23.
Fitorja e tyre e thellë 4:2 ndaj Espanyol ia siguroi titullin e tyre të 27, transmeton lajmi.net.
Serinë e golave e hapi Robert Lewandowski. Polaku shënoi në minutën e 11′ të ndeshjes.
Për dyfishimin e rezultatit u përkujdes Alejandro Bale, i cili realizoi në minutën e 20′.
Për 3:0 u përkujdes sërish Lewandowski, duke shënuar në minutën e 40′.
Kështu u mbyll pjesa e parë.
Në 45 minutat e tjerë mysafirët u përkujdesën të shënojnë edhe njëherë.
Në minutën e 53′ realizoi Jules Kounde.
Espanyoli arritën të ngushtojnë epërsinë me Puado dhe Joselu.
Me këtë fitore Barcelona fiton titullin e La Ligës, kurse Espanyol është shumë pranë rënies nga futbolli elitar spanjoll./Lajmi.net/