Barcelona e detyruar të paguajë borxhin e papaguar ndaj katër ish-lojtarëve

Një grup i përbërë nga 4 ish lojtarë të Barcelonës, kanë marrë pagesë prej 10 mijë euro secili edhe pse janë larguar nga klubi për më shumë se 6 muaj tani.

Sport

15/01/2021 16:38

Kike Saverio, Chumi, Sergi Puig dhe Guillem Jaime ishin të gjithë pjesë e klubit B të Barclonës sezonin e kaluar dhe duhet të paguhen nga klubi për arritjet në play-off.

Siç raporton Mundo Deportivo, këto pagesa tani më kanë përfunduar dhe e gjithë çështja është zgjidhur, transmeton lajmi.net.

Vonesa kishte ardhur  si pasojë e një mosmarrëveshje nga klubi për shkak të vonesës së sezonit për shkak të pandemisë Covid-19.

Këto pagesa do të shihen si të vogla në llogaritë e Barcelonës, mirëpo këta të fundit po kanë probleme të shumta financiare dhe po kalojnë në një krizë./Lajmi.net/