Barcelona cakton çmimin për shitjen e Rakiticit në PSG
Barcelona ka një çmim për shitjen e mesfushorit kroat, Ivan Rakitic.
Sport
Ivan Rakitic ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.
Mesfushori i Barcelonës kërkohet nga skuadra kampione nga Ligue 1.
Kurse, “Marca” shkruan se klubi katalan nuk është kundër shitjes së yllit kroat.
Në fakt, Barcelona ka vendosur një çmim për shërbimet e ish yllit të Sevillas, përcjell “lajmi.net”.
Barcelona nuk do të negociojë shitjen e Rakiticit por mund ta lirojë mesfushorin nëse një klub paguan 125 milionë euro. /Lajmi.net/