Barcelona arkëton tre pikë nga udhëtimi në ‘San Memes’ (VIDEO)
Barcelona ka rrëmbyer tre pikë të rëndësishme në udhëtim te Athletico Bilbao.
Sport
Katalanët kanë arritur që në ‘San Memes’ të mposhtin 0-2 Bilbaoan, në ndeshjen e xhiros së dhjetë të La Ligas.
Messi pas një asistimi që mori nga Alba, arriti të dërgoi topin në rrjetë në minutën e 36’ për 0-1.
Në minutën e 91′, Barcelona shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Paulinhos.
Kjo ishte fitorja e nëntë e Barcelonës këtë edicion pas dhjetë ndeshjeve, ku kryeson me 28 pikë, katër më shumë se Valencia dhe tetë më shumë se Real Madrid./Lajmi.net/