Barcelona afër transferimit që nuk e ka pritur askush
Barcelona është shumë e interesuar për futbollistin e Sevillas, Grzegorz Krychowiak.
Sport
Drejtuesit katalunas nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë nisur menjëherë bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit.
Sipas “Mundo Deportivo”, bisedimet kanë filluar para finales së Kupës së Mbretit, ku Barcelona mposhti Sevillan 2:0, përcjellë “Lajmi.net”.
Polaku ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2019 dhe klauzola për blerjen e tij është 45 milionë euro.
Ai i ka kushtuar klubit andaluzian 4.5 milionë euro, duke kaluar në Spanjë nga skuadra franceze Reims.