Barca optimiste për transferimin e Marcos Alonso, Chelsea të përgatitur për ta lëshuar lojtarin

Përforcimi i Barcelonës për krahun e majtë të mbrojtjes do të jetë Marcos Alonso.

Sport

31/05/2022 11:30

Mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso është i hapur për një rikthim në La Liga dhe Barcelona është optimiste për transferimin e tij.

Lojtari thuhet se është pajtuar për kushtet personale me Barcelonën. Po ashtu, raportimet e fundit bëjnë të ditur se Alonso ka njoftuar Chelsean qysh moti se dëshiron të largohet, përcjell lajmi.net.

‘Blutë’ kësisoj janë gati ta lirojnë lojtarin për t’u larguar, por sigurisht duke kërkuar një shumë për kartonin e tij.

Gjasat janë të mëdha që londinezët të kërkojnë një shumë simbolike për Alonso. Lojtari mbetet pa kontratë në vitin 2023. /Lajmi.net/