Barca ofron edhe Rakiticin për Pjanic, Juventus refuzon gjithçka që nuk quhet Arthur

Barcelona ka intensifikuar negociatat me Juventus, për Miralem Pjanic.

Sport

18/05/2020 13:23

Miralem Pjanic po lidhet me një transferim të mundshëm në ‘Camp Nou’, pak kohë para se merkatoja e verës të hapet.

Mbrëmë raportohej se Barca dhe Juve kanë marrëveshje mes vete. Sipas atyre raportimeve, Nelson Semedo kalon te Juventus, kurse Barca merr 25 milionë euro + De Sciglio dhe Pjanic.

Gjithçka është hedhur poshtë sot. Romeo Agresti raporton së fundmi se Barca ka ofruar shërbimet e Ivan Rakitic, për të siguruar Pjanic, por Juventus ka refuzuar gjithçka, transmeton lajmi.net.

‘Biankoneri’ pranojnë vetëm shkëmbimin me Arthur Melo, për ta liruar mesfushorin boshnjak.

Marrëveshja do të jetë e vështirë, pasi në ‘Camp Nou’ e pëlqejën Arthur dhe nuk janë të gatshëm ta lirojnë. /Lajmi.net/