Barca në telashe me portierin Neto

Portieri brazilian, Neto po i hap telashe skuadrës së Barcelonës.

Sport

21/06/2022 11:18

Raportime të fundit nga Spanja (‘Sport’) bëjnë të ditur se Neto është shqetësimi i radhës për skuadrën ‘Blaugrana’, transmeton lajmi.net.

Portieri thuhet se ka vendosur që të refuzojë të gjitha ofertat për t’u larguar nga Barcelona.

Neto ka pasur disa oferta, por ai dëshiron që të qëndrojë dhe t’i shkojë kontratës së tij deri në fund.

Kjo shkon në kundërshtim me planet e Barcelonës për ta shitur kartonin e portierit.

Situata mund të shkojë deri në pikën ku Barca i shkëput kontratën portierit. /Lajmi.net/