Barca interesohet për Moreno, e sheh si alternativë për Lewandowskin

Robert Lewandowski vazhdon të jetë çështje e pazgjidhur për Barcelonën.

Sport

08/06/2022 11:49

Ylli polak është figura më e përfolur javëve të fundit. Ai ka bërë publik qëndrimin e tij. Lojtari dëshiron largimin nga Bayern Munich.

Megjithatë, derisa negociatat mes tij dhe Bayern vazhdojnë, Barcelona po shikon për alternativa në rast se nuk arrin të kompletojë lëvizjen për Lewandowski.

Sipas raportime të ‘AS’, Barca po monitoron situatën e sulmuesit të Villarreal, Gerard Moreno, transmeton lajmi.net.

30 vjeçari ka një klauzolë prej 100 milionë eurove, por thuhet se Villarreal do ta lëshojnë për 40 milionë euro.

Barcelona nuk ka bërë akoma asnjë lëvizje në drejtim të spanjollit. /Lajmi.net/