Barca heq dorë nga Lautaro, ka gati alternativën

Barcelona është gati të heq dorë nga Lautaro Martinez.

Sport

23/06/2020 10:15

Lautaro lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës tash e disa kohë, pas performancave të mira në Kupën e Amerikës dhe në Serie A.

Klauzola e lojtarit në kontratën me Inter thotë se skuadra që e dëshiron atë duhet të paguajë 111 milionë euro për kartonin.

Sipas raportimeve të Di Marzio, Barca mund të obligohet të heq dorë nga nënshkrimi i Lautaro, për shkak të shifrës së lartë që duhet paguar, transmeton lajmi.net.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se skuadra katalane tashmë veçse ka gati alternativën për sulmuesin argjentinas.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang, i cili shihet si një objektiv më i lirë për kampionët e Spanjës.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat që Barcelona do të ndjekë në këtë merkato. /Lajmi.net/