Barça e United, pas Gundoganit
Gjysma e Evropës e duan Ilkay Gundoganin. Mesfushori i Borussia Dortmundit mund të largohet nga Gjermania gjatë verës, pasi për të kanë shprehur interesim gjigantët evropianë. Sipas tabloidit britanik, Daily Star, Barcelona dhe Manchester Unitedi janë dy klubet më të interesuara për futbollistin turk. Verdh e Zinjtë duket se i kërkojnë 25 milionë funte për…
Sport
Gjysma e Evropës e duan Ilkay Gundoganin. Mesfushori i Borussia Dortmundit mund të largohet nga Gjermania gjatë verës, pasi për të kanë shprehur interesim gjigantët evropianë.
Sipas tabloidit britanik, Daily Star, Barcelona dhe Manchester Unitedi janë dy klubet më të interesuara për futbollistin turk.
Verdh e Zinjtë duket se i kërkojnë 25 milionë funte për motorin e skuadrës. Gjithnjë sipas këtij tabloidi, ‘Djajtë e Kuq’ janë në avantazh karshi Blaugranas, të cilëve iu ndalua transferimi i lojtarëve në dy afatet e ardhshme.
Në rast se dëshiron t’i presë katalunasit, Gundogan duhet të presë deri në vitin 2015. Interesim për të, verën e kaluar kishte shprehur edhe Real Madridi.