Arabia Saudite shkarkon trajnerin një muaj para fillimit të Kupës së Botës

Herve Renard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Arabisë Saudite. Ai u shkarkua me efekt të menjëhershëm nga presidenti i Federatës Saudite të Futbollit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në stol për Kupën e Botës 2026. Ky vendim duket paksa i çuditshëm dhe vjen më pak se një muaj para fillimit…

Sport

17/04/2026 17:34

Herve Renard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Arabisë Saudite.

Ai u shkarkua me efekt të menjëhershëm nga presidenti i Federatës Saudite të Futbollit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në stol për Kupën e Botës 2026.

Ky vendim duket paksa i çuditshëm dhe vjen më pak se një muaj para fillimit të Kampionatit Botëror.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, vendin e Renard do ta zë Georgios Donis, i cili aktualisht është trajner i Al-Khaleej.