Zbulohet laborator i madh droge në Pejë, Prokuroria konfirmon aksionin dhe paralajmëron arrestime

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar një aksion të gjerë kundër narkotikëve në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një laborator i madh për prodhimin e drogës. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Lajmi.net se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave…

Lajme

18/04/2026 11:06

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar një aksion të gjerë kundër narkotikëve në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një laborator i madh për prodhimin e drogës.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Lajmi.net se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, si dhe pajisje që shërbenin për prodhimin e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme njësitë antidrogë të Policisë së Pejës, së bashku me njësitet tjera relevante dhe prokurori i krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Sipas autoriteteve, aksioni është ende në zhvillim dhe pritet që të ketë arrestime në lidhje me këtë rast./Lajmi.net/