Robert Lewandowski te Liverpooli?

Skuadra e Liverpulit ka pasur probleme me fazën ofanzive gjatë këtij sezoni. Me lëndimin e Hugo Ekitike, i cili do të jetë jashtë fushave për së paku nëntë muaj, sulmi i ”The Reds” do të ketë krizë edhe sezonin e ardhshëm. Trajneri, Arne Slot mund të përballet me probleme tjera nëse nuk transferon sulmues cilësor…

Sport

18/04/2026 11:15

Skuadra e Liverpulit ka pasur probleme me fazën ofanzive gjatë këtij sezoni.

Me lëndimin e Hugo Ekitike, i cili do të jetë jashtë fushave për së paku nëntë muaj, sulmi i ”The Reds” do të ketë krizë edhe sezonin e ardhshëm.

Trajneri, Arne Slot mund të përballet me probleme tjera nëse nuk transferon sulmues cilësor gjatë afatit kalimtar veror.

Ish-futbollisti i Liverpulit, Joe Cole ka rekomanduar transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowski.

Sipas tij, polaku ka cilësitë e duhura dhe mund të jetë kandidati i përsosur për të përforcuar sulmin.

“Nëse Arne Slot e mban punën e tij te Liverpooli, duhet të shkoni dhe të merrni një sulmues tjetër. Do t’ju duhet dikush që mund të vijë dhe të ndihmojë me mungesën e Ekitikes , veçanërisht nëse ata kualifikohen për Ligën e Kampionëve.

Dikush si Robert Lewandowski në moshën 37-vjeçare, për shembull. Ai mund të jetë i tunduar nga sfida dhe gjithashtu nga fakti që ende mendon se është më i mirë se Alexander Isak dhe mund të futet në ekip. Ai mund të luajë lehtësisht 30 ndeshje.”, ka deklaruar Cole.