Barca dështon në rinovimin e Gavi, intervenon Xavi
Barcelona dhe Gavi nuk po arrijnë të dakordohen për rinovimin e kontratës.
Sport
Raportime nga mediat spanjolle bëjnë të ditur se Barca dhe Gavi janë shumë larg një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
‘El Nacional’ bën të ditur se skuadra nga ‘Camp Nou’ ka dështuar të barazojë kërkesat e lojtarit, dhe duan që ai të pranojë një pagë më të vogël.
Në gjithë këtë situatë, mediat spanjolle bëjnë të ditur se mesfushori ka kërkuar ndihmë nga trajneri i skuadrës, Xavi Hernandez.
Xavi iu ka thënë drejtuesve të klubit që t’i sigurojnë lojtarit një pagë aq sa e meriton, ose përndryshe lojtari mund të pranojë oferta më të larta nga Premier League. /Lajmi.net/