Barazon Polonia ndaj Uellsit – shënon Kaminski

Polonia e ka barazuar në 1-1 rezultatin ndaj Uellsit, në kuadër të ndeshjes së vlefshme për grupet e Ligës së Kombëve.

Sport

01/06/2022 19:42

Po rridhte minuta e 71’ kur lojtari Jakob Kaminski gjeti rrugën e rrjetës me një gol të bukur për ta vendosur baraspeshën në 1-1, transmeton lajmi.net.

Polakët mund të ishin edhe në epërsi, sikur Lewandowski të ishte më i saktë pak minuta më parë nga afërsia.

Kanë mbetur edhe më pak se 20 minuta deri në përfundim të ndeshjes.

Goli  këtu   /Lajmi.net/