Barazimi i Dritës vlen mijëra euro, kaq fitoi kampioni i Kosovës në ndeshjen e parë
Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Drita ka luajtur baras 1-1 në udhëtim ndaj KUPS. Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 74-të me golin e Piotr Parzysek, por kampioni gjilanas reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 80-të me një gol kokë të Albert Dabiqajt. Ky…

Sport
Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Drita ka luajtur baras 1-1 në udhëtim ndaj KUPS.
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 74-të me golin e Piotr Parzysek, por kampioni gjilanas reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 80-të me një gol kokë të Albert Dabiqajt.
Ky rezultat i sjell Dritës një shpërblim financiar prej rreth 133,000 euro, duke shtuar kështu fitimet e mëparshme nga pjesëmarrja në garat evropiane. Deri tani, kampioni gjilanas kishte fituar 3,870,000 euro, falë rezultateve të arritura në fazat e kualifikimeve dhe pjesëmarrjes në Evropë.
Shifra në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, shumë mund të rritet ndjeshëm në aspektin financiar. Përveç shpërblimeve bazë për pjesëmarrje, një fitore në fazën e grupeve vlen rreth 400,000 euro, që duhet të jetë qëllimi i radhës i kampionëve të Kosovës.
Goli i barazimit i Dabiqajt jo vetëm që shpëtoi një pikë të çmuar për Dritën, por shton apetitet e Dritës.
Ky barazim tregon se Drita ka një ekip që po tenton të bëhet konkurrent serioz edhe në Evropë, duke kombinuar lojë të fortë me përfitime financiare të rëndësishme.