Balotelli kthehet në Serie A, befason me klubin e ri

Sulmuesi i Olympique Marseille, Mario Balotelli mund të rikthehet në Serie A.

Sport

25/06/2019 09:38

Mario Balotelli ka ofertë për rikthim në futbollin italian.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ylli i Olympique Marseille mund të rikthehet në Serie A, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Parma vazhdon të jetë klubi i interesuar për blerjen e ish futbollistit të Interit dhe Milanit, transmeton lajmi.net.

Balotelli thuhet se është i interesuar të rikthehet në Serie A për të nisur një aventurë të re te skuadra e famshme, Parma. /Lajmi.net/