​Ballkani në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, reagon Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar FC Ballkanin për kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, pas suksesit kundër FC Floriana-s nga Malta. Pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë dhe barazimit 1:1 në takimin e kthimit në udhëtim, portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë rrugëtimin e tyre në arenën…

Sport

01/08/2025 08:20

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar FC Ballkanin për kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, pas suksesit kundër FC Floriana-s nga Malta.

Pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë dhe barazimit 1:1 në takimin e kthimit në udhëtim, portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

“Urime FC Ballkani kualifikimi në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës! Portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë me suksese në arenën evropiane,” ka shkruar Ademi në reagimin e tij, transmeton kosovapress.

Ai ka theksuar se skuadra ka dëshmuar stabilitet dhe ambicie në garat evropiane, duke e cilësuar fazën e grupeve jo më si një ëndërr, por si një objektiv real.

“Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh, që tashmë nuk është më utopi, por një objektiv real për këtë skuadër me karakter, cilësi dhe përvojë,” ka shtuar Ademi.

Presidenti i FFK-së ka uruar lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët e zjarrtë të Ballkanit, ndërsa ka shprehur besimin se suksesi do të vazhdojë edhe në përballjen e radhës ndaj Shamrock Rovers nga Irlanda.

“Ju priftë e mbara, Kosova është krenare me ju,” përfundon urimi i kreut të futbollit kosovar.