Mediumi maqedonas “Inforsport” ka njoftuar se UEFA ka vendosur t’i bëjë bllokim në këtë afat kalimtar Ballkanit.
Ata gjithashtu, këtë e konfirmojnë duke treguar se portieri i huazuar në klubin e Ballkanit, është rikthyer përsëri në Tetovë te Shkëndija, transmeton lajmi.net.
Ndalimi i tyre është bërë për arsye të Transfer Matching System të emëruar shkurtimisht TMS, që nënkupton regjistrimin e tranfserimeve të lojtarëve midis klubeve.
Sigurisht që drejtuesit e Ballkanit tani, përpos transferimeve, duhet të rregullojnë punët me UEFA-në./Lajmi.net/