Ballkani fiton derbin ndaj Suharekës, Prishtina e Drita ndahen baras

Janë zhvilluar të mërkurën dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ku u ballafaquan Ballkani me Suharekën dhe Drita me Prishtinën. Derbi lokal i takoi Ballkani që fitoi në minutat e fundit të ndeshjes me golin e vetëm të realizuar nga Ismajlgeci në minutën e 90’. Sfida tjetër gjysmëfinale e Kupës…

Sport

03/04/2024 17:08

Janë zhvilluar të mërkurën dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ku u ballafaquan Ballkani me Suharekën dhe Drita me Prishtinën.

Derbi lokal i takoi Ballkani që fitoi në minutat e fundit të ndeshjes me golin e vetëm të realizuar nga Ismajlgeci në minutën e 90’.

Sfida tjetër gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Dritë përfundoi pa fitues dhe me rezultatin 0-0.