Ballkani fillon përgatitjet për garat evropiane

Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani ka filluar stërvitjet për garat evropiane.

Sport

03/06/2022 17:20

Klubi nga Suhareka ka njoftuar në faqen e tyre në ‘Facebook’ se ekipi tashmë ka mbajtur stërvitjen e parë pas pushimit nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.

Ballkani si kampion i Kosovës, do të paraqitet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kurse kundërshtarin do ta mësojë pas dy javësh.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e plotë të ekipit nga Suhareka:

“Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat Evropiane. Me ndryshime të pakta , skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh si Kampionë. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, thuhet në postimin e Ballkanit./Lajmi.net/