Balla kundërshton aktgjykimin në Hagë: Ky vendim nuk është drejtësi
Taulant Balla, kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë e ka kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar të padrejtë dhe duke kërkuar shfrytëzimin e të gjitha rrugëve juridike për kundërshtimin e tij. Në reagimin e publikuar në Facebook, politikani shqiptar ka…
Lajme
Taulant Balla, kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë e ka kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar të padrejtë dhe duke kërkuar shfrytëzimin e të gjitha rrugëve juridike për kundërshtimin e tij.
Në reagimin e publikuar në Facebook, politikani shqiptar ka deklaruar se vendimi nuk mund ta zhbëjë historinë e UÇK-së.
“Ky vendim sot nuk është drejtësi! Nuk zhbëhet dot historia e lavdishme e UÇK-së kështu! Padrejtësi!”, ka shkruar Balla.
Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve ta mbrojnë UÇK-në, lirinë dhe ish-pjesëtarët e saj, ndërsa ka kërkuar ndërmarrjen e hapave ligjorë kundër aktgjykimit.
“Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK-në. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë! Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të zhbërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb”, ka deklaruar Balla.