Bale informon Tottenhamin për planet e edicionit të ardhshëm

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka informuar presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy për planet në edicionin e ardhshëm.

Sport

20/06/2021 17:15

Sipas Athletic, Bale me shumë gjasa nuk do vazhdojë huazim te Spurs dhe këtë vendim e ka marrë që disa javë, transmeton lajmi.net.

Tottenham ishte i interesuar ta mbajë Bale, por me ardhjen e Carlo Ancelottit në krye te Realit, planet kanë ndryshuar.

Uellsiani në të kaluarën ka pranuar se shkon shumë mirë me Ancelottin, me të cilin ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.

Bale ishte shumë i rëndësishëm në ato dy fitore, sidomos në finale ndaj Atletico Madridit dhe respektivisht Barcelonës.

Ndërkohë, edhe tekniku italian në konferencën e parë për media tregoi se e do Bale në skuadër./Lajmi.net/