Bakayoko refuzon Chelsean për Milanin

Mesfushori Tiemoue Bakayoko dëshiron transferimin te Milan.

Sport

01/07/2021 09:08

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Bakayoko ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean, pasi ai dëshiron rikthimin te Milan gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ka kontratë me ‘The Blues’ deri në qershor të vitit 2022, por që nuk është i interesuar ta vazhdojë atë.

‘Rossonerët’ janë gjithashtu të interesuar në transferimin e 26-vjeçarit në formë huazimi ose për një çmim të lirë.

Francezi, sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra tjetër italiane Napoli ku zhvilloi 44 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe dy asistime. /Lajmi.net/