Bajrami: LDK është lidhje për qytetarët, për shtetin dhe për Republikën – Secili kandidat në listën tonë meriton mbështetje
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar pasi është publikuar lista e plotë e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ajo ka thënë se 123 është numri i fitores së LDK-së, shkruan lajmi.net. “Në listën tonë ka përfaqësues për secilin, secili kandidat në listën tonë nga numri 1 deri në 110 …
Lajme
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar pasi është publikuar lista e plotë e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo ka thënë se 123 është numri i fitores së LDK-së, shkruan lajmi.net.
“Në listën tonë ka përfaqësues për secilin, secili kandidat në listën tonë nga numri 1 deri në 110 meriton mbështetje. Të gjithë ne garojmë me një qëllim: të japim më të mirën për Republikën dhe për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se po garon për herën e shtatë për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Në listën tonë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, unë bart numrin #3. Lidhja Demokratike është lidhje për qytetarët, për shtetin dhe për Republikën. Urime e na priftë e mbara!”, ka shtuar Bajrami. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: