Bajrami: Ishte gabim që Osmani i priu listës së LDK-së në zgjedhjet e fundit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ka qenë gabim që Vjosa Osmani i ka prirë listës së kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 2026. Duke folur në emisionin “Rubikon”, Bajrami ka thënë se vendimi për përfshirjen e Osmanit në krye të listës duhet të shihet edhe…

Lajme

07/09/2026 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ka qenë gabim që Vjosa Osmani i ka prirë listës së kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 2026.

Duke folur në emisionin “Rubikon”, Bajrami ka thënë se vendimi për përfshirjen e Osmanit në krye të listës duhet të shihet edhe në kontekstin e zhvillimeve politike dhe mënyrës se si ajo ishte larguar nga LDK-ja.

Sipas Bajramit, përvoja e asaj periudhedhe zhvillimet që pasuan zgjedhjet e vitit 2021 dëshmojnë se vendimi i partisë nuk ka qenë i duhuri.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur në LDK po zhvillohet debat i brendshëm për vendimet dhe strategjinë e partisë. /Lajmi.net/