Bajrami alarmon se shteti po kapet nga VV: Pak orë para shpërndarjes së Kuvendit, u shpallën rreth 20 pozita të larta udhëheqëse
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka alarmuar se Lëvizja Vetëvendosje po i kap institucionet e shtetit. Ajo ka konsideruar se kjo parti ka përmbyllur kapjen e AKP-së, RTK-së, KPM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, ndërsa pak orë para se të shpërndahet Kuvendi, janë shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse. Këto konkruse ajo i ka parë…
Lajme
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka alarmuar se Lëvizja Vetëvendosje po i kap institucionet e shtetit.
Ajo ka konsideruar se kjo parti ka përmbyllur kapjen e AKP-së, RTK-së, KPM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, ndërsa pak orë para se të shpërndahet Kuvendi, janë shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse.
Këto konkruse ajo i ka parë si përpjekje të fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahen zgjedhjet.
“𝑳𝒊𝒈𝒋𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒊 𝒒𝒂𝒓𝒕𝒆̈.
𝑵𝒆𝒏𝒊 31 – 𝑲𝒖𝒇𝒊𝒛𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒆 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓𝒄𝒂𝒌𝒕𝒐𝒏 𝒔𝒆 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆:
1.3. 𝑵𝒖𝒌 𝒊𝒏𝒊𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒆𝒋𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒐𝒛𝒊𝒕𝒂𝒕 𝒑𝒖𝒃𝒍𝒊𝒌𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒂𝒗𝒆 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒎𝒑𝒆𝒕𝒆𝒏𝒕𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒃𝒂𝒛𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒊𝒈𝒋𝒆𝒗𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒂𝒕𝒆̈𝒔𝒆”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka pyetur nëse mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së Kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një Qeveri në dorëheqje.
Bajrami gjithashtu ka konsideruar se këto konkursë janë për t’i rehatuar njerëzit e pushtetit para zgjedhjeve?
“Institucionet publike nuk janë pronë e asnjë partie politike, nuk janë strehë për militantë, as tortë që ndahet në minutat e fundit të pushtetit. Qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve duhet t’i ndalë menjëherë këto praktika, ta ristartoj këtë proces dhe këto pozita t’i plotësojë me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet”, ka thënë Bajrami.
Ajo i ka listuar edhe pozitat e shpallura:
- Sekretar – Ministria e Mjedisit
- Sekretar – Ministria e Shëndetësisë
- Drejtor i Përgjithshëm – Akademia e Kosovës për Siguri Publike, MPB
- Zëvendësdrejtor – Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave
- Zëvendësdrejtor – Agjencia e Regjistrimit Civil
- Zëvendësdrejtor – Agjencia e Arkivave
- Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Arkivave
- Drejtor Ekzekutiv – Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore
- Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Zhvillimit të Rinisë
- Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Antidoping
- Drejtor Ekzekutiv – KIESA
- Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit
- Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Siguri Kibernetike
- Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Pronësi Industriale
- Kryeinspektor – Ministria e Tregtisë
- Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Kosovare për Standardizim
- Drejtor i Thesarit – Ministria e Financave
- Drejtor Ekzekutiv -AQP
- Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Kosovës për Pajisje Medicinale
- Sekretar – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Postimi i plotë: